Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli

Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli

Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli. Një konflikt mes fqinjësh në Sarandë ka përfunduar me arrestimin e një 62-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri familjen që banonte pranë tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit.     Sipas njoftimit të Policisë, pas telefonatës së një shtetaseje e cila raportoi se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesën e saj dhe kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje.Si rezultat i ndërhyrjes së policisë, u bë arrestimi i shtetasit Sh. K., 62 vjeç.   Nga hetimet paraprake dyshohet se 62-vjeçari kishte kanosur fqinjët me armë zjarri, një pistoletë me mulli, si...