Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy drejtuesve automjetesh ka përfunduar me humbje jete. Rreth orës 01:00 të natës, dy automjete dyshohet se janë përplasur, çka ka sjellë një përshkallëzim të situatës mes drejtuesve të tyre. Sipas të dhënave paraprake, pas përplasjes ka nisur një konflikt fizik mes palëve. Si pasojë, ka mbetur i vdekur Petrit Ndou, 57 vjeç, banues në Pukë. Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është një 28-vjeçar me iniciale A.V., banues në Mamurras. Ky i fundit dyshohet...
Burimi:
opinion.al