Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat “Shqiponja” të Tiranës këtë të hënë. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushte. Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin duke konsumuar alkool në një lokal në zonën e Yzberishtit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka shoqëruar disa nga të përfshirët.