Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Një incident ka ndodhur këtë të premte, 9 janar, në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit”, ku një tregtar ka akuzuar një përgjegjës të tregut për nisjen e zjarrit të madh që përfshiu ambientet ditën e djeshme. Debati ka eskaluar deri në përfshirjen e policisë, e cila është detyruar të ndërhyjë dhe të shoqërojë personat e përfshirë në konflikt. Megjithatë, sjellim ndërmend se hetimet paraprake dyshojnë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, e cila filloi nga njëri prej dyqaneve dhe u përhap tek bizneset e tjera. Përveç dëmeve materiale, incidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha mjedisore. Shtëllungat e tymit kanë ndotur ajrin në zonat përreth Tiranës, duke shqetësuar banorët dhe duke rrezikuar ambientin. Ndërkohë, bizneset...