Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit
Një konflikt i ndodhur pasditen e së dielës në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një të riu me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 14:00 shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës, pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe një plagë me mjet prerës në këmbë. 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili gjatë përplasjes i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi...
Burimi:
javanews.al