Sherr me thika në Sarandë/ 2 të plagosur, njëri niset drejt Tiranës

Sherr me thika në Sarandë/ 2 të plagosur, njëri niset drejt Tiranës

Një sherr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe vetë Qorri. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.