Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat
Në lidhje me ngjarjen në Rrilë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci, policia ka ndaluar punonjësin Besart Kovaçi, patrullë e përgjithshme në policinë vendore të Lezhës, për veprën penale moskallëzim krimi. Kovaçi ndodhej brenda berberhanes gjatë atentatit dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të autorëve. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Kovaçi ishte shoqëruar nga Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit. Në ambientet e berberhanes u gjetën 16 gëzhoja pistolete, nga të cilat disa dyshohet se i përkasin armës së përdorur nga Kovaçi. Një gëzhojë tjetër që nuk i përket të njëjtës armë të efektivit ka ngritur dyshime për përdorimin e një armë të dytë në këtë shkëmbim...
Burimi:
javanews.al