Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, 4 viktima dhe 1 i plagosur. Dyshohet se janë shqiptarë
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Vjenë të Austrisë, ku 4 persona humbën jetën gjatë një incidenti në vendin e punës. Sipas familjarëve dhe mediave austriake, të gjithë viktimat ishin kosovarë. Mërgimtari nga fshati Klinë e Poshtme në Skenderaj, Pajtim Bajrami, është një ndër të ndjerët. Familjarët e tij bënë të ditur: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, Pajtim Bajrami, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës në Vjenë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova.” Ngjarja dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër. Autoritetet austriake po hetojnë rrethanat e aksidentit dhe po punojnë...
Burimi:
syri.net