SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!
Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme – mes tyre dhe ajo e Homeland Justice, grup hakerash që kanë kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare. Pas këtij lajmi Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike përmes një njoftimi zyrtar shprehet se ky veprim është një hap i rëndësishëm në goditjen e këtyre aktiviteteve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për t’u përballur me sulmet kibernetike të sponsorizuara Njoftimi i plotë: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vlerëson vendimin e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e domeneve të përdorura nga aktorë shtetërorë iranianë për kryerjen e sulmeve kibernetike dhe shpërndarjen e të dhënave sensitive që...
Burimi:
javanews.al