Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Një 47-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi dyshohet se shantazhonte shtetas grekë me publikimin e bisedave dhe fotove intime, duke i marrë mijëra euro. Mendohet se shtetasi nga Korça i ka marrë 4000 euro një greku, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet se do t’i publikonte biseda dhe foto intime. Dyshohet se me të njëjtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000-40 000 euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime,...