Sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë? Detaji i dyshimtë në bombolat e gjetura pranë AKSHI-t
Mbrëmjen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës kombëtare në kryeqytet. Ajo zgjati rreth tre orë, nuk pati fjalime, por u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pas shpërndarjes së protestuesve te kryqëzimi i RTSH-së me godinën e AKSHI-t, ku policia sulmoi me gaz protestuesit me qëllim që të mos i lejonte të kalonin pranë institucionit, i cilësuar së fundmi edhe si simbol i korrupsionit për shkak të skandaleve të shumta, ranë në sy edhe bombolat e gazit lotsjellës të hedhura. Siç shihet nga fotot e Politiko.al, ndryshe nga protestat e shkuara, bombolat nuk kanë etiketa identifikuese. Ky detaj ngre dyshime të forta se bombolat mund të kenë qenë të skaduara, nisur edhe nga rastet e ngjashme në protestat e tjera...
Burimi:
syri.net