Sekuestrohet 2.5 kg kokainë e pastër, në pranga një shqiptar dhe një pakistanez në Itali
Një sasi rekord lënde narkotike është sekuestruar nga autoritetet italiane, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona të dyshuar për trafik droge, mes tyre edhe një shtetas shqiptar. Sipas mediave italiane, karabinierët e njësisë hetimore në Forlì kishin vënë prej kohësh nën vëzhgim një 31-vjeçar pakistanez, lëvizjet e të cilit konsideroheshin të dyshimta për shkak të kontakteve të shpeshta me persona të përfshirë në shpërndarjen e drogës. Hetimet çuan në identifikimin e një tjetër të dyshuari, një shtetas shqiptar 50 vjeç, i njohur për aktivitet në trafikun e narkotikëve përgjatë aksit që lidh Forlì me Ravenna. Operacioni final u zhvillua pranë daljes së autostradës në Orte, në provincën e Viterbos, ku dy të dyshuarit u ndaluan teksa udhëtonin në rrugën E45 drejt rajonit të Romagna-s....
Burimi:
syri.net