Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Burimi” dhe ka sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino(Shkelqim) Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. NJOFTIMI: Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë...
Burimi:
javanews.al