Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)
Sipas vendimit, marrja e plotë e memories së pajisjeve elektronike përbën shkelje të së drejtës për jetë private dhe fshehtësi të korrespondencës, të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Hetimi penal duhet të kufizohet vetëm në të dhëna konkrete që lidhen me objektin e çështjes dhe të autorizohet në mënyrë specifike nga gjykata. Vendimi prek drejtpërdrejt edhe praktikën hetimore të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke urdhëruar asgjësimin e çdo të dhëne private që nuk lidhet me hetimin dhe vendosjen e provave nën kontroll gjyqësor. Zbardhja e tij, ndonëse me vonesë, shihet si një pikë kthese në standardet e hetimit penal dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore./TemA
Burimi:
javanews.al