Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot, 1 shkurt, seanca për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se në sallë është i pranishëm vetë Veliaj ndërsa nga radhët e prokurorëve të posaçëm, ish-kreu i saj, Altin Dumani dhe prokurori i çështjes, Ols Dado. Për këtë të fundit, kreu i bashkisë ka dërguar një pdi në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kërkon konstatimin e pavlefshmërisë së dekretit të presidentit për emërimin si prokuror në vitin 2008. Ndërkohë, për Veliajn është parashikuar që të hënën e 2 shkurtit të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë. Çështja e masës së sigurisë është ndërkohë duke...