Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha sjell detaje nga kjo seance, ku Beqaj u shpreh se nuk është njohur me akuzën e ndryshuar as me shkrim, as me gojë. “Unë nuk jam njohur me akuzën e ndryshuar as me shkrim, as me gojë. Gjatë seancave të para unë kuptova që procesverbal ishte audio e seancës. Unë kërkoj që ky audioregjistrim të dëgjohet në sallë. Aty asnjë nga prokurorët nuk e ka shqiptuar me gojë akuzën e ndryshuar. Mua ma garanton kushtetuta dhe konventa të vihem në dijeni hollësisht për akuzën që i është ngritur. Kodi nuk e përcakton që akuza bëhet me shkrim, por nuk përcakton as që bëhet me gojë. Nëse njoftimi i akuzës...