Schieder: Duhet dialog, jo molotov. Raportuesi për Shqipërinë në PE kërkon që palët të mbështesin punën e SPAK

Schieder: Duhet dialog, jo molotov. Raportuesi për Shqipërinë në PE kërkon që palët të mbështesin punën e SPAK

Raportuesi i përhershëm i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder kërkon debat politik nga foltorja e parlamentit por jo përshkallëzim të situatave nëpërmjet kaosit. Në një konferencë për mediat pas vizitës vjetore dhe takimeve me aktorët politik, ai theksoi se zgjidhja e vetme është miratimi i reformave të kërkuara nëpërmjet konsensusit. “Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, ne si PE, mendojmë që ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëj një hap para, të mos dramatizohet çdo gjë, të mos fillohet me molotovë, por të luftohet fort me argumente në skenën politike aty ku duhet. Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë. Shqipëria kë vendosur ti përkushtohet reformave, sidomos për luftën kundër krimit të organizuar. Arena politike, duhet të bëjë...