Sarandë/ Të shtëna me armë, 31-vjeçari dhunon dhe kërcënon ish-bashkëjetuesen
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në fshatin Shelegar të Sarandës, ku rreth orës 17:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Një 31-vjeçar me inicialet K.C, dhe banues në Borsh, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe dyshohet se e ka dhunuar atë fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër. Autori u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
opinion.al