Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Sarandë/ Bie nga ballkoni, vdes në sallën e operacionit 85-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati në lagjen nr.3. E moshuara Selfije Demani është transportuar në spitalin e Sarandës me fraktura të shumta, dëmtime në të 2 gjunjët, në pjesën e legenit dhe në mushkri. Bluzat e bardha e futën menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të gjendjes së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Sipas burimeve mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja, Demani ishte vetëm në shtëpi, ndërsa kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me paterica. Policia po heton në dy pista, në atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes aksidentale.