Safet Bajri kundërshton në Kushtetuese masën e ‘arrestit me burg’

Safet Bajri kundërshton në Kushtetuese masën e ‘arrestit me burg’

Safet Rustemi, i njohur si Safet  Bajri, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku kundërshton masën e sigurimit personal “Arrest me burg” të vendosur ndaj tij. Në padinë e paraqitur, Bajri kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve gjyqësore që kanë caktuar dhe lënë në fuqi masën e arrestit në burg. Konkretisht, ai kundërshton vendimin nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimin nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; si dhe vendimin nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Sipas kërkesës, Bajri pretendon se vendimet në fjalë cenojnë të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese,...