“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e Renato Hoxhajt, një vit më parë, ka rezultuar se vrasësi me pagesë qëndroi në Vlorë 6 ditë, ku ndër të tjera pati dhe një takim të dyshimtë brenda një automjeti me një person ende të panjohur deri tani nga hetuesit. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore, sipas së cilës, Daniel Cornea i cili nga të dhënat e sistemit TIMS ka vizituar Shqipërinë dhe herë të tjera, gjatë qëndrimit 6 ditor në qytetin e Vlorës, ka pasur një takim të dyshimtë me një personazh të panjohur për hetimet deri në këtë moment. Personazh që shfaqet në disa momente, në takimet e tyre të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë. Makina brenda së cilës zhvilluan takimin ishte...