Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Rruga që inauguroi Rama me Ballukun rrezikon jetë njerëzish/ Shembjet morën me vete edhe një makinë
Një tjetër skandal ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më pare me daulle nga ministrja Belinda Balluku e Edi Rama. Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme.