Rruga e degraduar nxjerr në protestë banorët e Fushë-Milotit

Rruga e degraduar nxjerr në protestë banorët e Fushë-Milotit

Banorët e Fushë-Milot, në Bashkinë e Kurbinit, kanë dalë  në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh disa zona të banuara. Prej 5 vitesh rruga ndodhet në kushte të amortizuara dhe nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj nga bashkia. Situata është përkeqësuar nga qarkullimi i vazhdueshëm i kamionëve të tonazhit të rëndë, të cilët kanë dëmtuar segmentin rrugor dhe kanë vështirësuar qarkullimin për banorët e zonës. Banorët shprehen se po përballen çdo ditë me pluhurin e tepërt, i cili po dëmton shëndetin e tyre. Mbi 300 kamionë kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, ndërsa lëvizja e tyre ka shkaktuar dridhje deri ne psasaritje të  banesave. Si pasojë e gjendjes së amortizuar të rrugës, shumë automjete janë dëmtuar. Po ashtu, prindërit...