Rrjet kokaine në Itali, arrestohen dy shqiptarë, mbi 20 mijë doza dhe 700 mijë euro xhiro
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen se kishin ngritur një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje kokaine, duke shitur mbi 20 mijë doza droge dhe duke gjeneruar rreth 700 mijë euro në vetëm pak muaj. Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga karabinierët e Legnanos, të cilët ekzekutuan urdhrin e arrestimit të lëshuar nga Gjykata e Busto Arsizios. Të arrestuarit, 27 dhe 38 vjeç, banues në Parabiago, dyshohet se vepronin në bashkëpunim për shitjen e lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, aktiviteti i tyre ishte përqendruar kryesisht në periudhën prill–qershor 2024, ku dyshohet se kanë shpërndarë mbi 20 mijë doza kokaine në disa zona, përfshirë Canegrate, Parabiago dhe San Giorgio su Legnano. Lëvizjet e tyre ishin të shpejta dhe të organizuara, me takime të shkurtra në rrugë për dorëzimin e drogës. Hetuesit zbuluan se...
Burimi:
syri.net