Rritje alarmante e nivelit të lumit Vjosë, autoritetet paralajmërojnë banorët e Përmetit

Rritje alarmante e nivelit të lumit Vjosë, autoritetet paralajmërojnë banorët e Përmetit

Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ka arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit. Burime nga zona e Përmetit bëjnë me dije se shirat e dendura kanë vijuar për disa orë me radhë dhe po regjistrohen jo vetëm në këtë rajon, por në të gjithë jugun e vendit. Si pasojë, disa lumenj të vegjël dhe përrenj që shkarkojnë ujërat e tyre në Vjosë po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të saj. Autoritetet lokale paralajmërojnë se shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës së nesërme. Banorëve të zonave të prekura u bëhet thirrje të marrin masa paraprake për...