Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Rrëzohet nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë një person në Sarandë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një e moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e banesës së saj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 4 janar 2026. Shtetasja me iniciale S. D., 84 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte. E moshuara u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Specialistët e policisë kanë referuar materialet në prokurori për vlerësimin e rrethanave të ngjarjes.







