Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ishte i pranishëm në seancë, së bashku me dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado. Mbrojtja kërkoi ndryshimin e masës duke argumentuar se hetimet kanë përfunduar dhe se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në arrest. Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës të vijojë qëndrimin në qeli.
Burimi:
opinion.al