Rrëzohen vendimet e Ilir Prodës, zbuten dënimet për ish-drejtuesit e Policisë Lezhë
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka ndryshuar masat disiplinore të vendosura më herët nga Drejtoria e Standardeve Profesionale ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra. Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar që parashikonte ulje në gradë për 5 vjet. Ndryshim vendimi ka pasur edhe për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka. Komisioni vendosi shtyrje të gradimit për 6 muaj, ndërsa masa fillestare kishte qenë përjashtimi nga Policia e Shtetit. Po ashtu, edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, u rrëzua vendimi fillestar për përjashtim nga policia. Komisioni i Ankimimit vendosi ndaj tij shtyrje të...
Burimi:
syri.net