Rrëshqitja e tokës në fshatin Çorravë, rrezikohet jeta e dy familjeve
Një banesë në fshatin Çorravë është në rrezik nga rrëshqitja e një masivi dheu, që ndodhet vetëm pak metra më sipër saj. Fatmirësisht, zona ka qenë e kultivuar më vreshtari dhe pemëtar, çka ka kontribuar në parandaluar një tragjedi të mundshme deri tani. Ndërkohë, ekziston ende rreziku i vazhdimit të rrëshqitjes. Në objektin e rrezikuar jetojnë dy familjet Kapa, të cilat kanë disa anëtarë, dhe janë të shqetësuar për sigurinë e jetës së tyre. Për momentin, ekipet e emergjencës po vlerësojnë situatën dhe po ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur banesat dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Burimi:
syri.net