Rrëshqiti teksa priste dru në një terren malor, humb jetën 69-vjeçari

Rrëshqiti teksa priste dru në një terren malor, humb jetën 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Klosit, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:40, shtetasi me inicialet I.D., banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, dyshohet se ka qenë duke prerë dru zjarri në një terren malor, kur ka rrëshqitur dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. “Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin...