Rrëshqet toka, dëmtohen shtëpitë, situatë e rënduar në fshatin Spathar në Librazhd
Një rrëshqitje masive toke është regjistruar së fundmi në fshatin Spathar, në Librazhd. Për pasojë, janë shkaktuar dëme në një bllok banimi, infrastrukturën rrugore dhe të mbjellat bujqësore. Më problematike paraqitet situata në Lagjen Hoxha, si edhe në zonën ku më herët ndodhej depoja e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, çka ka shtuar ndjeshëm rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth. Përgjatë një ore, fenomeni është ripërsëritur disa herë, duke zhvendosur masa të mëdha toke. Si pasojë, dhjetëra shtëpi kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtatë të tjera janë dëmtuar rëndë. Autoritetet vendore, pasi kanë vlerësuar situatën në terren, u kanë kërkuar banorëve të prekur të braktisin shtëpitë dhe të sistemohen në banesa me qira, ku për një vit qiraja do të kompensohet nga...
Burimi:
vizionplus.tv