Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal
Avokati Idajet Beqiri ka ngritur dyshime serioze për rrëmbimin e Bleona Matës dhe ka folur për kontradikta në dëshmitë kyçe të dosjes. Sipas tij, interesi për këtë çështje mbetet i lartë dhe institucionet duhet të veprojnë. Komentet Beqiri i bëri në emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume në Report TV, ku tha se rrëmbimi i Bleona Matës është një ngjarje e kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Beqiri vijoi më tej duke thënë se një pjesë e grupit kriminal mund të jetë paguar për kryerjen e rrëmbimit, ndërsa një pjesë tjetër e grupit sipas tij, mund të ketë pasur interesa të caktuara për kryerjen e rrëmbimit. Ndërkohë në një lidhje direkte nga Kukësi, nëna e Bleonës rrëfeu dhimbjen, akuzat dhe zhgënjimin për mungesën e reagimit...
Burimi:
javanews.al