Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm sot në 24 mars Altin Hajrin.Ai akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz. Hajri ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit të Prengës. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe F.B., po me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kamëz në 17 janar. Policia arriti në përfundimin se viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan...