Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik paketën e re të ndryshimeve ligjore që rregullon hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj në Shqipëri. Drafti synon të përshtasë procedurat me ligjin e ri të miratuar në vitin 2025, duke futur koncepte të reja si leja për “punëtorë shtëpie”, por edhe duke ashpërsuar kriteret e sigurisë. Dëshmia e penalitetit bëhet e detyrueshme Një nga ndryshimet më thelbësore lidhet me sigurinë. Për çdo aplikim për leje qëndrimi, të huajt do të jenë të detyruar të paraqesin dëshminë e penalitetit (certifikatën e gjendjes gjyqësore), e cila nuk duhet të jetë lëshuar më herët se 6 muaj nga data e aplikimit. Nga ky detyrim përjashtohen vetëm fëmijët nën 16 vjeç dhe të moshuarit mbi 75 vjeç, shkruan...
Burimi:
javanews.al