Rrëfimi i Olti Klosit: Sa u ktheva nga morti i xhaxhait më vunë tritolin. Balla kërkoi djegien me benzinë të makinës
Nga Elton Qyno – Syri. net/ “...kam qenë gjithë ditën në mortin e vdekjes së xhaxhait tim. Sapo jam kthyer dhe kam hyrë në banesë, kam dëgjuar një shpërthim të fortë. Kam dalë jashtë dhe pashë automjetin e dëmtuar që nxirrte tym...”. Kështu ka deklaruar në policinë e Tiranës, Oltjon Klosi, gjatë marrjes në pyetje mëngjesin e 10 Marsit në ambientet e policisë së Tiranës. Klosi, ka parkuar mjetin dhe teksa është larguar jo shumë minuta më pas, Jurgen Gjonaj, ka vendosur tritolin në makinën e tij “Benz-Mercedes”, duke sjellë shkatërrimin e saj. Në dëshminë e tij dhënë para oficerëve të policisë së Tiranës, Klosi, ka treguar se nuk kishte dijeni dhe as dyshime se kush person mund ta kishte bërë një veprim të tillë,...
Burimi:
syri.net