Rrahu dhe bëri për spital 42-vjeçarin, arrestohet autori në Velipojë

Rrahu dhe bëri për spital 42-vjeçarin, arrestohet autori në Velipojë

Një 47-vjeçar është arrestuar në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi u konfliktua fizikisht me një 42-vjeçar për motive të dobëta. Si pasojë e përleshjes, 42-vjeçari u dëmtua dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila ishte e mbajtur pa leje. Në vijim të hetimeve, u konstatua se i arrestuari, N. S., kishte konflikte të vazhdueshme me shtetasin F. K. dhe pas përleshjes, ai u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Velipojë/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte...