Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Kontrollet e Policisë Kufitare në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Rinas, kanë çuar në goditjen e 6 rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 rasti kontrabande. Si rezultat i verifikimeve, u arrestuan në flagrancë 6 shtetas kinezë, të dyshuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Në pranga ranë M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. W., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, W. Zh., 38 vjeç dhe G. H., 43 vjeçe. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”. Gjatë kontrollit, këta shtetas paraqitën pasaporta të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara. Nga ekzaminimi laboratorik u konfirmua se dokumentet ishin...