Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Ardhja e stinës së pranverës ka rikthyer edhe problemin madhor me pyjet e vendit tonë, që janë zjarret. Djegia e barishteve të këqija në tokat bujqësore apo në livadhe, vazhdimisht është bërë shkak për aktivizimin e vatrave të mëdha zjarri të cilat më pas dalin jashtë kontrollit të banorëve. Një vatër zjarri është aktivizuar pasditën e sotme në fshatin Krajkë të Bulqizës. Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe po i afrohen banesave. Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit përhapet me shpejtësi ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve vendore që të bëjnë të mundur neutralizimin e zjarrit që të mos ketë pasoja të rënda. Një situatë e ngjashme përsëritet çdo vit jo vetëm në zonën e...
Burimi:
javanews.al