Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit
Janë rikthyer sërish në vend skemat mashtruese të ngjashme me firmat piramidale. Kujtojmë që muaj më parë një skemë e tillë u përhap masivisht në të gjithë vendin duke mashtruar mijëra qytetarë, të cilët humbën shumë para. Por, në atë kohë institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret për ta ndaluar këtë skemë mashtruese dhe nuk u zhvillua një hetim i thelluar për të identifikuar përgjegjësit, duke krijuar kështu terren të favorshëm për rikthimin e kësaj skeme sërish. Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit si Lezha dhe Fieri, skema më e re, e quajtur “Ivuu”, po funksionon përmes aplikacionit “Telegram”. Pre e saj, sipas të dhënave, janë bërë shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, duke rikthyer në kujtesë mashtrimin e pak kohëve më...
Burimi:
javanews.al