Rikonstruksioni i burgut të Fushë Krujës, transferohen 142 të dënuar në Peqin dhe Durrës
Ka nisur transferimi i 142 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit, për shkak të rikonstruksionit. Sipas drejtorisë së burgjeve, procesi është realizuar nën masa të rrepta sigurie, me shoqërimin e forcave operacionale dhe nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar. Deklarata për shtyp: Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe për shkak të rikonstruksionit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë-Krujë, ka nisur procesi i transferimit të të dënuarve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit. Konkretisht, janë transferuar gjithsej 142 të burgosur, nga të cilët...
Burimi:
vizionplus.tv