Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve
Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës. Bashkia ka vënë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltës nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim. Banoret e Himarës shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh, pasi reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë. Uji ka hyrë në komisariatin e policisë së Himarës, ndërkohë që punonjësit kanë ngritur orenditë nga dyshemeja për shkak të mos dëmtimit nga uji, po ashtu disa banesa kanë pasur prezencë uji në oborre por...
Burimi:
javanews.al