“Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rrugës Librazhd-Korçë”, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar
Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të instucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve dhe hekurudhave në vend po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me bllokimin e akseve rrugore. Ami Kozeli, kreu i ARRSH bëri të ditur se situata më problematike paraqitet në aksin Librazhd–Prrenjas, ku më 19 shkurt u konstatua aktivizimi i një rrëshqitjeje masive dheu. Sipas tij, fillimisht u vendos kufizimi i lëvizjes me një korsi dhe u urdhëruan sondazhe gjeologjike për të përcaktuar thellësinë e rrëshqitjes, ndërsa strukturat e ARRSH-së nisën monitorimin e vazhdueshëm të zonës. Kozeli: ARRSH e ka vlerësuar maksimalisht situatëm e rëndë të krijuar në Librazhd-Prrenjas. Strukturat tona kanë qenë në terren. Ditën e enjte më 19 shkurt u konstatua aktivizimi i...
Burimi:
javanews.al