Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë , sollën sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier. Prurjet në kuota të larta në lumin Seman , sollën prezencë uji në sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës  në disa fshatra , por më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar te  bashkise Fier. Banorët thonë se ështe e treta herë radhazi që përmbyten brenda disa muajsh duke u shkaktuar dëme të parikuperueshme në ekonomitë e tyre bujqësore teksa fajësojnë njëzëri shkarkimet e pakontrolluara. Përveç tokave bujqësore , për të tretën herë janë përmbytur edhe banesa. Jetoj prej 25 vitesh në këtë zonë...