Reshjet e dendura në Vaun e Dejës, del nga shtrati përroi i Glinës, uji vërshon mes qytetit
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qarkun e Shkodrës kanë shkaktuar probleme të shumta, veçanërisht në Bashkinë Vau i Dejës. Si pasojë e sasisë së madhe të ujit, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Uji ka vërshuar në rrugë dhe pranë banesave, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Autoritetet vendore ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa po merren masa për menaxhimin e përmbytjeve dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv