Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit, Policia bën apel për kujdes në rrugë

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit, Policia bën apel për kujdes në rrugë

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës, për shkak të reshjeve të borës që kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore të vendit, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, si dhe në zonën e Sarandës. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullave të Përgjithshme janë në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje. Policia po bashkëpunon ngushtë me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, për pastrimin e akseve rrugore nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive. Në aksin Qafë Thanë, për një periudhë rreth 2–3 orë, nuk do të...