Reshje dëbore me intenstitet të lartë në Qafë Thanë
Reshjet e borës kanë rinisur me intensitet në zonën e Qafë Thanës, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, ndërsa borëpastrueset kanë nisur punën në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen funksionale të këtij aksi të rëndësishëm. Prani dëbore raportohet edhe në akset Korçë–Voskopojë, Korçë–Dardhë si dhe Korçë–Zëmblak në drejtim të Bilishtit, ku po vijon ndërhyrja e shërbimeve përkatëse. Qarkullimi vijon i monitoruar dhe autoritetet rekomandojnë shmangien e lëvizjeve të panevojshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
Burimi:
vizionplus.tv