RENEA DHE FNSH ZBARKOJNE NE VLORE
Në Vlorë po zhvillohet një aksion policie në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal. 10 autoblindë të forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një pallat. RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren.
Burimi:
ntv.al