Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike. Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë: -Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht; -Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën; -Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod; -Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec; Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan. Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.