Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Vijon të mbetet problematike situata në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, pasi rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit. Në të dyja senset e lëvizjes janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, që sipas raportimeve në media kanë kaluar mbi 20 kilometra. Edhe gjatë ndërhyrjes për pastrimin e rrugës, janë regjistruar shembje të tjera, duke e vështirësuar punën e mjeteve dhe zgjatur kohën e zhbllokimit. Udhëtarët mbeten në pritje të hapjes së aksit, ndërsa trafiku është paralizuar. Firma kontraktore ka bërë të ditur se puna do të vijojë me ritme të shpejta dhe shpresohet që rreth orës 18:00 të arrihet hapja e rrugës për qarkullim.