Reklamonte rrobat fake në rrjetet sociale, arrestohet ish-konkurrenti i “Për’puthen”

Reklamonte rrobat fake në rrjetet sociale, arrestohet ish-konkurrenti i “Për’puthen”

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Bëhet fjalë se në pranga ka rënë Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e policisë gjetën mallra të ndryshme veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Nga verifikimet e kryera ai nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave. Po ashtu, dyshohet se Ramaj nuk lëshonte kupon tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.